Enciklopedia e Racave të Pulave > Rosat > Rosa Aylesbury

Rosa Aylesbury

Përshkrimi i racës

Rosa Aylesbury është një racë pule e përmasave të mëdha, me muskujt shumë të zhvilluar të kraharorit. Origjina e rosës Ayelesbury është e paqartë, por të paktën që prej vitit 1690 këto rosa janë rritur në Aylesbury. Përpara shekullit të 18-të, rosa e zakonshme në Angli ishtë një formë vendase e rosës së egër. Rosa Aylesbury u bë shumë e njohur për pendët e bardha të përdorur si material mbushës për jorganët. Rosa Aylesbury ka pupla në ngjyrë të bardhë të pastër, sqep rozë dhe këmbë dhe shputa ngjyrë portokalli të çelët.
Rosa Aylesbury fillon t‘i bëjë vezët që në Nëntor. Rikat shëndoshen shpejt dhe 8 javë pas daljes nga veza peshojnë deri në 2,3 kg, në peshë të mjaftueshme për të ngrënë, por akoma të vogla dhe tepër të ndjeshme. Në këtë mënyrë, mishi i tyre futet në treg nga Shkurti e më vonë, pas mbylljes së sezonit të gjuetisë por përpara se zogjtë e parë të pulave të fillojnë të shiten. Një racë tjetër e rosës për mish – rosat Rouen, i bëjnë vezët që nga Shkurti dhe u duhet 6 muaj që të rriten mjaftueshëm për të ngrënë. Në këtë mënyrë, rosat Aylesbury shiten të parat në pranverë dhe verë, dhe rosat Rouen në vjeshtë dhe dimër.
Në 1873 rosa Pekin u fut nga Britania. Rosat Pekin janë të ngjashme me ato Aylesbury, ato janë të bardha me sqep dhe këmbë ngjyrë portokalli, me një qëndrim më të drejtë. Megjithëse jo me shije të tillë delikate sa rosa Aylesbury, rosa Pekin ishtë më e fortë dhe prodhonte më shumë vezë, shëndoshej më shpejt, dhe ishte pothuaj e njëjta madhësi sa rosa Aylesbury në 8 javë. Për këto arsye, tani rosat Aylesbury janë një racë e rrezikuar.
foto Rosa Aylesbury

Rosa Aylesbury

Importimi maj0qershor 2017: Ne do të importojmë vezët për zogj të kësaj race nga vendi mëmë. Na kontaktoni, në rast se shfaqni interes.

Rosa Aylesbury

Ngjyra e pendës e bardhë

Pesha
rosak 5 kg
rosë 4,5 kg

Vendi i origjinës Britania e Madhe

Tufat 40-120 vezët

Pesha e vezës 65-80 g

Ngjyra e vezës e bardhë

Përdorimi mishi

Madhësia e rrethit
rosak 20 mm
rosë 20 mm

Ofertë për shitje

Rosa Aylesburymars–majqershor–shtator
1 vezë që nxjerr zogj12 €te shitura
rikëte shiturate shitura
rosakte shiturate shitura
rosëte shiturate shitura
çift racash 1,1te shiturate shitura
trio racash 1,2te shiturate shitura

Porosit këtu

Fotot

foto Rosa Aylesbury, rosak
Rosa Aylesbury, rosak
foto Rosa Aylesbury, rosak
Rosa Aylesbury, rosak
foto Rosa Aylesbury, rosë
Rosa Aylesbury, rosë
foto Rosa Aylesbury, çift racash 1,1
Rosa Aylesbury, çift racash 1,1
foto Rosa Aylesbury, çift racash 1,1
Rosa Aylesbury, çift racash 1,1

Copyright © Enciklopedia e Racave të Pulave, 2011–2017. All rights reserved.
Harta e faqes – Lista e të gjitha racave të pulave
Ndryshimet e fundit: 27. maj 2017